Shtëpia e përbashkët- Ferma (Grupmosha 3-4 vjeç)
Rezultatet e të nxënit:
- Fëmija mëson për shtëpinë e përbashkët të kafshëve (Ferma);
- Fëmija zhvillon motoriken fine;
- Fëmija numëron kafshët shtëpiake me saktësi dhe të vegjlit e tyre;
- Fëmija mëson se me çfarë ushqehen kafshët;
- Fëmija rrit kohëzgjatjen e koncentrimit në aktivitet.
Materialet e nevojshme:
- Kuti kartoni;
- Pak bar;
- Gurë të vegjël;
- Lule;
- Shkopinj të drurit;
- Kafshë dhe të vegjlit e tyre;
- Ushqim i kafshëve.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht marrim një kuti kartoni, sikurse në fotografitë ilustruese. Fëmijës i shpjegojmë se kjo kuti do të jetë shtëpia e përbashkët e kafshëve të fermës. |
Hapi 2 | Duke e inkurajuar imagjinatën e fëmijës, fillojmë që në kutinë e kartonit të improvizojmë një fermë me kafshë të ndryshme. |
Hapi 3 | Fillojmë të vendosim pak bar, gurë te vegjël, lule, shkopinjtë në formë rrethoje. Këtë ambient e organizojmë në bazë të imagjinatës së fëmijës. |
Hapi 4 | Në kuti vendosim edhe kafshë të ndryshme me të vegjlit e tyre të cilat i kemi printuar më herët. Pranë tyre vendosim pak ushqim. |
Hapi 5 | Pasi të kemi organizuar këtë ambient, diskutojmë me fëmijën rreth kafshëve, ushqimit që hanë, kushteve të fermës, rëndësisë së kafshëve në jetën tonë. |
Leave a Reply