Shqisat e njeriut

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja identifikon shqisat;
  • Nxënësi/ja emërton shqisat;
  • Nxënësi/ja kupton funksionin e shqisave.

Materialet e nevojshme:

  • Fotografi ose figura të plastifikuara;
  • Ngjitëse për kapjen e figurave të plastifikuara.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Vizatojmë ose printojmë të gatshme fotografi të shqisave si në vijim: shqisës së të pamurit, të dëgjuarit, të nuhatjes, të prekjes dhe të shijimit.
Hapi 2 Të gjitha këto i ndajmë nga njëra tjetra duke i prerë.
Hapi 3 Në anën tjetër printojmë fotografi të ndryshme sikurse në foton ilustruese.
Hapi 4 Nga nxënësi/ja kërkojmë që në mesin e të gjitha fotografive të gjejë shqisat dhe t’i vendos pranë fotografisë përkatëse. P.sh. vendosim fotografinë e veshit, afër fotografisë së ziles.
Hapi 5 Pas secilit kombinim, diskutojmë bashkë me nxënësin në lidhje me funksionin e shqisave, duke shpjeguar se me shqisën e të pamurit (syrin) e shohim diellin, hënën, natyrën etj. ose me shqisën e të dëgjuarit (veshin) e dëgjojmë zërin, dëgjojmë zhurmën, dëgjojmë muzikën
Hapi 6

 

Përsërisim disa herë këtë aktivitet, deri atëherë kur nxënësi/ja mund të realizojë atë i/e pavarur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content