Shndërrimi i bërthamave -Fizikë Klasa IX

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja dallon shndërrimin e bërthamave atomike nga një lloj në llojin tjetër;
  • Nxënës/ja tregon përmes ilustrimit shembuj të shndërrimit të bërthamës atomike;
  • Nxënësi/ja shpjegon duke përshkruar mundësitë e shndërrimit të një bërthame atomike në bërthamë tjetër.

Materiali i nevojshëm:

  • Libri;
  • Materiale të ndryshme nga interneti.

 

Përshkrimi i njësisë mësimore:

Shndërrimi i bërthamave atomike nga një lloj në llojin tjetër mund të kryhet në disa mënyra:

1.Më procesin e goditjes jo elastike të bërthamës shenjëz me grimcën e lehtë projektil (goditëse) të ngarkuar apo të pangarkuar që njihen më emrin e përbashkët reaksione bërthamore.

2.Më procesin e copëtimit të bërthamave  të rënda në dy bërthama më të lehta që njihet më emrin fision  bërthamor.

3.Më procesin e bashkimit të dy bërthamave të lehta në një bërthamë më të rëndë që njihet  më emrin fuzion bërthamor.

  1. Zbulimet e para kanë treguar se ekzistojnë disa elemente që emetojnë spontanisht grimca të lehta në mënyrë natyrore pa asnjë ndikim nga jashtë. Elementet radioaktive me emetim të rrezatimit mund të zbërthehen dhe te shndërrohen ne njeri-tjetrin.

Reaksionet bërthamore: Në rastin e përgjithshëm reaksioni bërthamor mund të paraqitet ne shprehjen: X + a Y + b, apo shkurtimisht: X ( a, b ) Y ku janë:

X- bërthama shenjëz, a-grimca goditëse (projektili),Y-bërthama e re e fituar, b-grimca e emetuar. Reaksioni i parë bërthamorë është realizuar nga Raderfordi me bombardimin e bërthamave të azotit me bërthama të heliumit, sipas shprehjes:

7N142He4     8O171P1, ku fitohet izotopi i oksigjenit (Y ) dhe emetohet një proton (b). Në reaksione bërthamore si grimca goditëse mund të përdoren: bërthamat e heliumit, protonet .neutronet, rrezet rëndgen etj.

Fisioni bërthamor quhet procesi i ndarjes së bërthamave të rënda në dy bërthama të lehta të ndryshme.

Shembull:

Duke e bombarduar bërthamën e uranit   92U125 me neutron do të fitojmë bërthamat e kriptonit  36Kr91  e bariumit  56Ba142 tri neutrone të tjera dhe një energji mjaft të madhe.

Fuzioni bërthamor paraqet dukurinë e krijimit të bërthamave të rënda me bashkimin e bërthamave të lehta.

Shembull: Me bashkimin e dy neuteroneve që paraqesin izotope të hidrogjenit fitohet bërthama e izotopit të heliumit dhe një neutron sipas skemës:

1H21H2       2He3 + 0n1

Ky proces ndodh në Diell dhe në temperatura dhjetëra milionë gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content