Shkronja me figura-

Rezultatet e të nxënit:

 

  • Nxënësi/ja shqipton shkronjat e mësuara;
  • Nxënësi/ja emërton figurat;
  • Nxënësi/ja vendos shkronjat tek figurat përkatëse.

Materiali i nevojshëm:

  • Tabela me shkronja druri.

Metoda e punës: verbale – prezantim

Forma e punës: individuale

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Sipas ilustrimit të detajuar në videon ilustruese, në tabelën me shkronja nga druri udhëzoni nxënësin/ën që fillimisht të zhvendos të gjitha shkronjat nga tabela.
Hapi 2 Më pas udhëzoni  nxënësin/ën që të vendos shkronjat në tabelë një nga një duke emërtuar figurat përkatëse dhe duke shqiptuar shkronjat. Bazohuni në videon ilustruese për të zbatuar këtë aktivitet së bashkë me nxënësin/ën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content