Shkronja – M

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja shqipton tingullin M;
  • Nxënësi/ja shkruan shkronjën M;
  • Nxënësi/ja dallon dhe qarkon shkronjën M
  • Nxënësi/ja gjen fjalë me shkronjën M
  • Nxënësi/ja ngjyros figurat që fillojnë me shkronjën M
  • Nxënësi/ja emërton figura dhe i plotëson ato

Materiali i nevojshëm:

  • Tiketa me shkronjën M;
  • Fotografi që fillojnë me shkronjën M;
  • Ngjyra.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht konsultojmë videon ilustruese të publikuar në platformë.
Hapi 2 Nxënësit/ës i demonstrojmë dhe mësojmë shkronjën M.
Hapi 3 Bashkë me nxënësin/ën identifikojmë fjalë që fillojmë me shkronjën M, sikurse: Macja, Mollëkuqja, Miu apo Muri.
Hapi 4 Nga nxënësi kërkojmë që të shqiptojë disa herë shkronjën M si të vetme apo në kuadër të fjalëve të ndryshme.
Hapi 5 Udhëzojmë nxënësin/ën që të shkruajë në një fletë të bardhë disa rreshta me shkronjën M. Ky aktivitetet duhet të përsëritet shumë herë, derisa shkronja të përforcohet plotësisht.
Hapi 6

 

Nga nxënësi/ja kërkojmë që të ngjyrosë shkronjën M, sipas ilustrimeve në videon udhëzuese.
Hapi 7 Në një fletë të bardhë shkruajmë disa fjalë, në të cilat përfshihet shkronja M. Por në vend të shkronjën M, lëmë një hapësirë të zbrazët të cilët i kërkojmë nxënësit/ës që ta plotësojë, p.sh

LL A __P A.

Hapi 8 Duke përcjellë videon udhëzuese vazhdojmë edhe me aktivitetet e tjera të parapara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content