Shikimi periferik dhe shikimi qendror
Rezultatet e pritura:
- Fëmija vëren lodrat e varura përreth;
- Fëmija gjen numrat me ngjyra të njëjta;
- Fëmija vendos rrathët e njëjtë;
- Fëmija rëndit numrat prej 9 deri 1 në spagë;
- Fëmija dallon kubet me ngjyra të njëjta.
Materialet e nevojshme
- Dhoma ku luan fëmija të ketë kontraste të ngjyrave;
Lodra me ngjyra të ndryshme.
Përshkrimi i aktivitetit
Për zhvillimin e lojës është i rëndësishëm edhe shikimi i cili mund të jetë periferik dhe shikimi qendror. Si mund të dallojmë fëmijën me shikim periferik. Fëmija me shikim periferik çdo herë e mban kokën anash në të djathtë nëse ka të varura gjëra në të djathtë ose në të majtë.
Fëmija me shikim qendror koncentrohet në qendër kurse anash nuk i sheh gjërat pa e lëvizur kokën, lëvizja e kokës të bënë të kuptojmë që fëmija ka shikim qendror ose si quhet edhe shikimi në tunel. Fëmija më shikim qendror gjithashtu ka problem me gjetjen e gjërave përreth nëse ne nuk i tregojmë se ka gjera edhe ma larg duarve të tij.
QBMK “Xheladin Deda”-Pejë
Leave a Reply