Shfrytëzimi dhe përdorimi i energjisë bërthamore – Fizikë IX
Rezultatet e te nxënit:
- Nxënësi/ja dallon mënyrën e shfrytëzimit të energjisë bërthamore;
- Nxënësi/ja tregon dallimin në mes të reaksioneve të pakontrolluara dhe të kontrolluara të fisionit bërthamor;
- Nxënësi/ja shpjegon mënyrën e shfrytëzimit të energjisë bërthamore për përfitimin e energjisë elektrike.
Materialet e nevojshme:
- Libri;
- Materiale të ndryshme nga interneti.
Përshkrimi i njësisë mësimore:
Shpjegim: Shfrytëzimi dhe përdorimi i energjisë bërthamore. Procesi bërthamor në të cilin realizohet vetë mbajtja e fisionit quhet reaksion zingjiror bërthamor.
Reaksioni zingjiror i fisionit mund të jetë i pakontrolluar që mund të shfrytëzohet në rastin e bombës atomike dhe reaksion i kontrolluar duke zvogëluar numrin e neutroneve të liruara sikurse veprohet në reaktorët bërthamorë për përfitimin e rrymës elektrike dhe qëllime të tjera paqësore. Pjesa themelore e reaktorit është zona aktive në të cilën vendoset substancë për fision që më së shpeshti janë:
izotopet e uranit, plutoniumi, apo toriumi.
Masa dhe përdorimi i substance aktivë për fision zgjidhet sipas fuqisë dhe qëllimit të reaktorit. Neutronet që shkaktojnë fision duhet të ngadalësohen, prandaj në reaktor vendosen drejtuesit ose moderatorët (ngadalësuesit ) e tyre. Si moderatorë përdoren materialet që thithin pak neutrone si p.sh. hidrogjeni, deuteriumi, beriliumi, karboni, uji, grafiti etj. Nxehtësia e liruar nga reaktori shfrytëzohet për përfitimin e avullit, i cili mund të lëvizë turbinën e gjeneratorit të rrymës elektrike apo diçka tjetër.
Reaktorin e parë bërthamor e ndërtoi E.Fermi,me 1924,në Çikago të SHBA-ve.
https://www.thinglink.com/scene/885845081385336833
https://www.youtube.com/ëatch?v=fëkxV8kMPJg
Vlerësimi sipas kritereve të suksesit
- Çfarë janë nukleonet?
- Çfarë janë izotopet, izotonet, izobaret?
- Forcat bërthamore tregojnë disa veti, cilat janë ato ?
- Çfarë është fisioni dhe fuzioni bërthamor ?
- Çfarë janë rrezet alfa, beta dhe gama ?
- Çfarë quajmë reaksion zinxhiror bërthamor ?
D.SH.
Çfarë duhet të dini për atomet ?
QBMK “Xheladin Deda”-Pejë
Leave a Reply