Ruajtja e mjedisit
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mëson se ruajtja e mjedisit është shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut;
- Nxënësi/ ja identifikon ndotësit e mjedisit;
- Nxënësi/ja përshkruan masat që duhet të marrim për të ruajtur mjedisin;
- Nxënësi/ja kupton rëndësinë e mjedisit të pastër.
Materiali i nevojshëm:
- Fotografi ilustruese të mjediseve të pastra dhe të pa pastra.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht pyesin nxënësin/ën se cilat janë rregullat që ne duhet të ju përmbahemi për të mbajtur një mjedis të pastër ? |
Hapi
2 |
Bashkë me nxënësin, listojmë disa rregulla kryesore sikurse: Mbeturinat duhet t’i hedhim vetëm në shportën e mbeturinave dhe jo në ambiente të tjera sikurse në lum, në plazh apo rrugë; Mbeturinat nuk duhet t’i djegim; Pyjet nuk duhet t’i presim; Ne duhet të kursejmë ujin dhe energjinë elektrike; Duhet të mbjellim kopshte dhe të rrisim gjelbërimin. |
Hapi 3 | Më pas pyesim nxënësin se pse është e rëndësishme që ne ta ruajmë mjedisin. E drejtojmë nxënësin drejtë përgjigjes se mjedisi i gjelbëruar dhe i pastër është më i shëndetshëm për organizmin tonë. |
Hapi
4 |
Nxënësit i shpjegojmë se duke e ruajtur ambientin, ne ruajmë diversitetin e botës bimore dhe shtazore të cilat janë shumë të rëndësishme për jetën e njeriut. |
Leave a Reply