Rrobat sipas karakteristikave dhe funksionit

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja njeh dhe dallon rrobat;
  • Nxënësi/ja njeh përdorimin e rrobave;
  • Nxënësi/ja tregon se për çfarë i nevojiten rrobat dhe si vishen ato.

Materiali i nevojshëm:

  • Shportë me rroba të ndryshme.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht marrim një shportë me rroba të ndryshme të palosura dhe e afrojmë nxënësin/ën rreth saj.
Hapi

2

Më pas i kërkojmë nxënësit/ës që një nga një t’i shpalos rrobat për të parë se çfarë rrobash ka në shportë.
Hapi 3 Pasi që rrobat të jenë të shpalosura, i kërkojmë nxënësit/ës që të gjejë pantallonat e tij.
Hapi

4

Më pas e pyesim nxënësin/ën se për çfarë na nevojiten pantallonat dhe për cilën pjesë të trupit.
Hapi 5 Kërkojmë më tutje nga nxënësi/ja që të gjejë bluzën e tij/saj.
Hapi 6 Duke i ofruar ndihmë nëse është e nevojshme, nxënësi/saj duhet të identifikojë bluzën.
Hapi 7 E pyesim nxënësin se për çfarë na duhet bluza dhe se si vishet ajo.
Hapi 8 Nga nxënësi kërkojmë që t’i gjejë çorapet e tij/saj.
Hapi 9 Duke i ofruar ndihmë nëse është e nevojshme, nxënësi/ja duhet të identifikojë çorapet.
Hapi 10 E pyesim nxënësin se për çfarë na duhen çorapet dhe se si vishen ato. Në këtë mënyrë nxënësi e ka të qartë përdorimin e rrobave të ndryshme dhe karakteristikat e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content