Rrethi

Rezultatet e të nxënit :

  • Nxënësi/ja përkufizon rrethin;
  • Nxënësi/ja  gjen qendrën e rrethit;
  • Nxënësi/ja gjen rrezen e rrethit;
  • Nxënësi/ja gjen diametrin e rrethit;
  • Nxënësi/ja tregon tangjenten dhe sipërfaqen rrethore.

Materialet e nevojshme: 

  • Libri i Matematikes klasa e  Vl-të,
  • Trekëndëshi;
  • Kompasi;
  • Lapsi;
  • Goma;
  • Fletore;
  • ilustrime nga internet.

          

Përshkrimi i njësisë:

Rrethi është vijë e lakuar e mbyllur pikat e së cilës janë njëlloj të larguara nga një pikë e fiksuar O, që quhet qendra e rrethit.

Segmenti që bashkon cilëndo pikë të rrethit me qendrën e tij quhet rrezja e rrethit.

Segmenti që bashkon dy pikë të rrethit dhe kalon neper qendrën e tij quhet diametër i rrethit dhe shendohet me d.

Është e qartë se diametri d=2r

Segmenti që bashkon dy pika te rrethit quhet kordë e rrethit. Diametri është korda me e gjatë e rrethit.

 

 

…………………………………………………………..

◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content