Rregullat në shkollë

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi i kupton rregullat e shkollës;
  • Nxënësi e kupton rëndësinë e rregullave dhe respektimit të tyre;
  • Nxënësi i zbaton rregullat e shkollës.

Materialet e nevojshme:

  • Libri;
  • Fleta e bardhë;
  • Ngjitësi;
  • Gërshërët;
  • Fotografitë apo vizatimit për ilustrimin e njësisë mësimore.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht e pyesim nxënësin “A kemi rregulla në shkollë ?” dhe nëse “Po” cilat janë ato rregulla ?
Hapi

2

Bashkë me nxënësin, fillojmë të listojmë rregullat kryesore në shkollë sikurse: 1) Kur dikush flet, të tjerët dëgjojnë; Ne duhet të respektojmë mësimdhënësin; Ne e mbajmë shkollën të pastër; Ne e respektojmë njëri tjetrit; Ne e respektojmë orarin etj.
Hapi 3 Më pas, bisedojmë me nxënësin në lidhje me rëndësinë e zbatimit të rregullave. Përmendim situata hipotetike se çfarë do të ndodhte nëse  rregullat në shkollë nuk do të zbatoheshin, si në shembullin në vijim: “Çfarë do të ndodhte nëse ne të gjithë do të flisnim në të njëjtën kohë?” dhe e udhëzojmë nxënësin drejt përgjigjes “Askush nuk do të kuptonte asgjë” apo “Çfarë do të ndodhte nëse ne nuk e respektojmë orarin?” dhe e drejtojmë nxënësin drejt përgjigjes “Ora mësimore do të ndërprehej vazhdimisht nga nxënësit që hynë apo dalin nga klasa” etj.
Hapi

4

Më pas flasim pak edhe për aspektin emocional se si do të ndiheshim ne nëse rregullat në shkollë nuk do të zbatoheshin. E drejtojmë fëmijën drejt përgjigjeve sikurse: “Ne do të ndiheshim të pa rëndësishëm, kur askush nuk ka dëgjon”.
Hapi 5 Rregullat shkollore mundohemi t’i ilustrojmë përmes fotografive të ndryshme, duke shfletuar në Google përmes përdorimit të ndonjë pajisje elektronike.
Hapi 6 Më pas i kërkojmë nxënësit që të vizatojë  apo shkruaj së paku 6 rregulla shkollore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content