Rregullat në familje

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja liston së paku 6 rregulla familjare;
  • Nxënësi/ja kupton rëndësinë e respektimit të rregullave familjare;
  • Nxënësi/ja kupton se mos zbatimi i rregullave të familjes mund të ketë pasoja.

Materialet e nevojshme

  • Libri,
  • Fleta
  • Ngjitësi
  • Gërshërët
  • Opsionale: Pajisje Elektronike (telefon) për të shfletuar online fotografi që ilustrojnë rregullat familjare.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht e pyesim nxënësin/ën “A kemi ne rregulla në familje ?” dhe nëse “Po” cilat janë ato rregulla ?
Hapi

2

Bashkë me nxënësin/ën, fillojmë të listojmë rregullat kryesore në familje sikurse: 1) Kur dikush flet, të tjerët dëgjojnë; Ne e themi gjithmonë vetëm të vërtetën; Ne e mbajmë shtëpinë të pastër; Çdo kush mirëmban gjërat e veta personale; Ne mbajmë higjienën personale; Ne kërkojmë falje kur gabojmë; Ne kërkojmë ndihmë kur kemi nevojë; Ne themi faleminderit kur dikush na ndihmon; Ne i flasim njëri tjetrit me dashuri; Ne e respektojmë njëri tjetrin.
Hapi 3 Më pas, bisedojmë me nxënësin/ën  në lidhje me rëndësinë e zbatimit të rregullave. Përmendim situata hipotetike se çfarë do të ndodhte nëse  rregullat familjare nuk do të ekzistonin, si në shembullin në vijim: “Çfarë do të ndodhte nëse ne të gjithë do të flisnim në të njëjtën kohë?” dhe e udhëzojmë fëmijën drejt përgjigjes “Askush nuk do të kuptonte asgjë” apo “Çfarë do të ndodhte nëse ne nuk do të mirëmbanin gjërat personale ?” dhe e drejtojmë fëmijën drejt përgjigjes “Shtëpia do të ishte shumë rrëmujë dhe e papastër” apo “Dikush nga anëtarët e familjes do të ngarkohej edhe me përgjegjësitë tona”.
Hapi

4

Më pas flasim pak edhe për aspektin emocional se si do të ndiheshim ne nëse rregullat familjare nuk do të zbatoheshin. E drejtojmë nxënësin/ën  drejtë përgjigjeve sikurse: “Ne do të ndiheshim të pa rëndësishëm, kur askush nuk ka dëgjon”, “Ne nuk do të besonim më në njeri tjetrin, nëse do të dinim që nuk e themi vetëm të vërtetën” etj.
Hapi 5 Rregullat familjare mundohemi t’i ilustrojmë përmes fotografive të ndryshme, duke shfletuar në Google përmes përdorimit të ndonjë pajisje elektronike.
Hapi 6 Më pas i kërkojmë nxënësit/ës që të vizatojë  apo shkruaj së paku 6 rregulla familjare. Vizatimet i vendosim në një vend të dukshëm në shtëpi,
Hapi 7 Më pas i kërkojmë nxënësin/ës që t’i prezantojë rregullat para anëtarëve të tjerë të familjes dhe tu shpjegoj atyre se perse është e rëndësishme që të gjithë t’i zbatojmë ato.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content