Qeniet e gjalla

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja dallon qeniet e gjalla njerëzit, kafshët insektet dhe bimët
  • Nxënësi/ja përshkruan karakteristikat e qenieve të gjalla
  • Nxënësi/ja kupton nevojat themelore për jetën e qenieve të gjalla.

Materialet e nevojshme:

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Që nxënësi/ja të kuptojë më lehtë temën e qenieve të gjalla, filloni nga vetë ai /ajo duke e pyetur se çfarë i duhet atij/asaj për të jetuar. Nxiteni me pyetje  në mënyrë që të arrini deri te përgjigjja që dëshironi (p.sh a mund të jetosh pa ngrenë ushqim deri javën tjetër, çka tjetër të duhet përveç ushqimit, po sikur të mos kemi diell çfarë do të bëhej etj. ).
Hapi 2 Pas kësaj diskutoni edhe për ndonjë kafshë që mund të pëlqej nxënësi/ja. Po ashtu diskutoni  edhe për insektet dhe bimët.
Hapi 3 Qëllimi është që nxënësi/ja të kuptoj se njerëzit, kafshët, bimët dhe insektet  janë qenie  të gjalla sepse rriten, ndryshojnë dhe lënë pasardhës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content