PYJET TROPIKALE
Rezultatet e të nxënit :
- Nxënësi/ja mëson zonalitetin e përhapjes së pyjeve tropikale;
- Nxënësi/ja mëson begatinë e botës bimore dhe shtazore të këtyre zonave;
- Nxënësi/ja kupton se xhunglat i përkasin pyjeve të pashkelura të rruzullit tokësor;
- Nxënësi/ja kupton proceset e kauliflories dhe të epifiteve;
- Nxënësi/ja emërton disa nga llojet e botës shtazore që dominojnë në këto zona;
- Nxënësi/ja analizon dhe kupton rëndësinë e pyjeve tropikale për mbarë njerëzimin e rruzullit tokësor.
Materialet e nevojshme:
- Libri i biologjisë – kl.VI;
- Atllasi botanik;
- Foto nga interneti;
- Ilustrime të ndryshme.
Këtu mund ta shkarkoni prezantimin e materialit: Pyjet tropikale
Përshkrimi i njësisë/aktivitetit
Hapi 1 | Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar n platformë. |
Hapi 2 | Duke e përcjellë materialin, dhe duk i prezantuar fotografit ilustruese i shpjegojmë nxënësit/s se çfarë janë pyjet tropikale, ku janë t përhapura dhe cilat janë karakteristikat e tyre. |
Hapi 3 | Vazhdojmë duke i shpjeguar nxënësit/ës për botën bimore dhe botën shtazore. |
Hapi 4 | Njësia mësimore interpretohet në gjuhën e shenjave dhe prezantohet në Poer point. |
…………………………………………………………..
◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦
Leave a Reply