Punojmë verën dhe pushimet verore
Rezultet e të nxënit:
- Nxënësi/ja duke përdorur gërshërët, fletat me ngjyra dhe ngjitësin, ilustron pamjen e verës;
- Nxënësi/ja zhvillon kreativitetin dhe ushtron finomotoriken.
Materiali i nevojshëm:
- Letra me ngjyrë;
- Gërshërët;
- Ngjitësi;
- Markeri
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht e pyesim nxënësin/ën se: “Si i kalojmë ne pushimet verore?” apo “Ku shkojnë zakonisht njerëzit gjatë pushimeve verore për tu relaksuar”. E drejtojmë nxënësin drejt përgjigjeve sikurse: “ Në bregdet” apo “Në Plazh”. |
Hapi
2 |
I shpjegojmë nxënësit/ës që duke përdorur letrat me ngjyra, gërshërët dhe ngjitësin do të punojmë pamjen e pushimeve verore. |
Hapi 3 | Fillojmë duke prerë letrën e kaltër të hapur për të ilustruar qiellin. E presim letrën e kaltër të mbyllur për të ilustruar detin dhe në fund e presim edhe letrën e kafe të hapur për të ilustruar rerën. Të tre këto letra i vendosim paralel për të krijuar bazën e pamjes së pushimeve verore, sikurse në videon ilustruese. |
Hapi
4 |
Më pas, për të ilustruar qadrën, marrim një fletë me ngjyrë dhe e palosim në formë të qadres. Të njëjtën e vendosim në bazën e pamjes duke e përdorur ngjitësin. Me laps vizatojmë shtizën e qadrës. |
Hapi 5 | Më pas marrim një fletë tjetër me ngjyrë të bardhë dhe të kuqë, e prejmë në formë të peshqirit, dhe me ndihmën e ngjitësit e vendosim pranë qadrës. |
Hapi 6 | Më pas formojmë retë, duke përdorur fletën e bardhë. Renë e formësuar e vendosim me ndihmën e ngjitësit në pjesën e lartë të punimit, përkatësisht tek zona e qiellit. |
Hapi 7 | Për të modeluar diellin, presim letrën e verdhë në formë rrethore dhe vizatojmë në brendi të saj, një fytyrë të qeshur. Pjesët e skajshme të rrethit i prejmë në vija të ngushta në drejtim të brendisë, për të krijuar kështu pamjen e diellit. Të njëjtën e vendosim tek zona e qiellit në punim. |
Hapi 8 | Kështu kemi finalizuar pamjen nga pushimet në bregdet, dhe së bashku me nxënësin i përshkruajmë elementet e pamjes. |
Leave a Reply