Punojmë qershinë
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja njeh pemën e qershisë;
- Nxënësi/ja njeh pjesët e pemës (frutin, gjethet);
- Nxënësi/ja mëson të modelon qershinë me plastelinë;
- Nxënësi/ja mëson të përdor ngjitësin;
- Nxënësi/ja mëson të përdor gërshërët;
- Nxënësi/ja ushtron fino motorikën.
Materiali i nevojshëm:
- Plastelina;
- Shkopinj nga plastika;
- Letër me ngjyrë;
- Ngjitësi;
- Gërshërët.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht bashkë me nxënësin/ën shikojmë fotot ilustruese. |
Hapi 2 | Vendosim të gjitha mjetet e punës në tavolinë. |
Hapi 3 | Nxënësit i shpjegojmë për pemën e qershisë, pjesët dhe ngjyrën e saj dhe e ilustrojmë me ndonjë fotografi ilustruese. |
Hapi 4 | Udhëzojmë nxënësin/ën që të formoj qershinë në formë të topthave të vegjël përmes plastelinës së kuqe. |
Hapi 5 | Udhëzojmë nxënësin/ën që secilit top të formuar t’i vendosim një shkop të plastikës në formë të bishtave të qershisë. |
Hapi 6 | Më pas, fletën e gjelbër e prejmë në formë të gjetheve të qershisë. |
Hapi 7 | Të gjitha këto i ngjisim në një fletë së bashku duke formuar kështu qershinë. |
Leave a Reply