Punojmë puzzle
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mëson të ngjyros;
- Nxënësi/ja përdor gërshërët;
- Nxënësi/ja zhvillon motoriken;
- Nxënësi/ja zhvillon të menduarit;
- Nxënësi/ja përforcon numrat;
- Nxënësi/ja ndërton puzzle;
- Nxënësi/ja përqendron vëmendjen.
Materiali i nevojshëm:
- Karton;
- Ngjyra;
- Gërshërë;
- Vizore;
- Laps.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht nxënësi/ja udhëzohet të vizatoj në karton zemrën dhe ta ngjyros atë me ngjyrë të kuqe. |
Hapi
2 |
Më pas, anën e pasme të kartonit nxënësi/ja duhet të ndajë në 16 pjesë të barabarta, më saktësisht në 4 rreshta dhe 4 kolona. |
Hapi 3 | Në secilën pjesë, nxënësi/ja duhet të shkruaj një numër, duke filluar nga 1 deri në 16 sipas renditjes. |
Hapi
4 |
Pjesët i presim me gërshërë. Në total do të kemi 16 pjesë të figurës. |
Hapi 5 | Më pas, nxënësit/ës i kërkojmë që të ri-formojë figurën apo të ndërtojë puzzle me pjesët e punuara duke i përshtatur numrat me pjesët e figurës sikurse në videon ilustruese. |
Hapi 6 | Në fund, nxënësi/ja do te ketë përsëri figurën e zemrës të vizatuar në fillim. |
Leave a Reply