Punimi i tingullit dhe i shkronjës R, Rr
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja arrin njohë dhe të shkruajë saktë shkronjat R, Rr dhe të shqiptoj me anë të gjuhës së shenjave;
- Nxënësi/ja arrin të shkruajë fjalë që përmbajnë shkronjat R, Rr;
- Nxënësi/ja arrin të dalloj dhe të nënvizoj shkronjat R, Rr në fillim, në mes dhe në fund të fjalës;
- Nxënësi/ja arrin të pasurojë fjalorin me fjalë që përbëjnë shkronjën R, Rr.
Mjetet e nevojshme:
- Abetare figura objektesh;
- Pemë;
- Natyrë;
- Youtube;
- Emra.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht nxënësit/ës i demonstrojmë dhe mësojmë shkronjën R dhe Rr me anë të gjuhës së shenjave. |
Hapi 2 | Më pas para nxënësit/ës paraqesim objekte që fillojnë ose përmbajnë shkronjën R apo Rr, të tilla sikurse ORA, RRUSHI, ROSA etj |
Hapi 3 | Bashkë me nxënësin/ën identifikojmë fjalë që fillojmë me shkronjën R apo Rr |
Hapi 4 | Nga nxënësi kërkojmë që të shqiptojë në gjuhën e shenjave disa herë shkronjën R apo Rr si të vetme apo në kuadër të fjalëve të ndryshme. |
Hapi 5 | Udhëzojmë nxënësin/ën që të shkruajë në një fletë të bardhë disa rreshta me shkronjën R dhe Rr. Ky aktivitetet duhet të përsëritet shumë herë, derisa shkronja të përforcohet plotësisht. |
Hapi 6
|
Nga nxënësi/ja kërkojmë që të ngjyrosë shkronjën R dhe Rr, sipas ilustrimeve në fotografi. |
Hapi 7 | Në një fletë të bardhë shkruajmë disa fjalë, në të cilat përfshihet shkronja R dhe Rr. Por në vend të këtyre shkronjave, lëmë një hapësirë të zbrazët të cilët i kërkojmë nxënësit/ës që ta plotësojë, p.sh. Ç A D _ A, SH P O __ T A etj. |
◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦
Leave a Reply