Punimi i lules me rrathë
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mëson format rrethore;
- Nxënësi/ja mëson ngjyrat;
- Nxënësi/ja përdor ngjitësin;
- Nxënësi/ja mëson të dekorojë;
- Nxënësi/ja përdor gërshërët.
Materialet e nevojshme:
- Fleta;
- Letra me ngjyrë;
- Ngjitësi;
- Gërshërë;
- Shkop plastike.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Para nxënësit/ës vendosim materialin e nevojshëm dhe nxënësit/ës i shpjegojmë që përmes atij materiali do të punojmë një lule. |
Hapi 2 | Fillimisht e udhëzojmë nxënësin/ën që të vizatojë disa rrathë në letra me ngjyra, dhe të njëjtit ti pres me gërshërë sipas formës, duke u bazuar në fotot ilustruese. |
Hapi 3 | Në një fletë bardhë, vendosim një shkop të plastikës të cilin e ngjisim me ngjitës për të modeluar pjesën e bishtit të lules. |
Hapi 4 | Rrathët i vendosim në pjesën e sipërme në formë të lules, dhe në mes vendosim një rreth me një ngjyrë tjetër të dallueshme. Udhëzojmë nxënësin/ën që të anash shkopit të plastikës të vendos edhe një rreth me ngjyrë të gjelbër në formë të gjethit të lules. Kështu do të kompletohet pamja e lules, dhe bashkë me nxënësin/ën mund të diskutojmë rreth ndërtimit të saj duke i përmendur pjesët kryesore. |
Leave a Reply