PULA DHE ZOGJTË- Grupmosha: 3-4
Rezultatet e të nxënit:
- Fëmija mëson për shpendët;
- Fëmija dallon e madhe e vogël;
- Fëmija mëson disa ngjyra;
- Fëmija zhvillon motoriken fine(prekjes).
Materialet e nevojshme:
- Fletë e bardhë (A4);
- Ngjyra të lëngshme;
- Marker i zi dhe i kuq;
- Ngjitës;
- Misër;
- Oriz;
- Karton;
- Brushë;
- Gërshërë.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht e vendosim materialin e nevojshëm në tavolinë. |
Hapi 2 | Më pas duke përdorur materialet përkatëse, sipas udhëzimeve në videon ilustruese, e udhëzojmë fëmijën që të vizatojë disa zogjtë. |
Hapi 3 | Fëmijën e udhëzojmë që pjesën e brendshme të zogjve të vizatuar të lyejë me ngjitës, dhe mbi ta të ngjis oriz apo misër. |
Hapi 4 | Udhëzojmë nxënësin/ën që të lyejë pëllëmbën e dorës me ngjyrë të verdhë, dhe të njëjtën ta mbështesë për një fletë të bardhë, sikurse në videon ilustruese. |
Hapi 5 | E finalizojmë aktivitetin duke vizatuar pjesën e kokës në gishtin e madh në vizatim, për të marrë kështu pamjen e pulës. |
Leave a Reply