Provo vetën

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja dallon figurat në tabelë;
  • Nxënësi/ja emërton figurat;
  • Nxënësi/ja shkruan fjalë duke parë figura;
  • Nxënësi/ja përdor drejt shkronjat e mëdha në fillim të fjalës;
  • Nxënësi/ja gjen  emra njerëzish, sendesh, kafshësh.

Materialet e nevojshme:

  • Materiali i publikuar;
  • Letër;
  • Laps.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Në fillim, ju duhet të shkarkoni materialin e publikuar në platformë me emërtimin “Gjuhë dhe Komunikim”.
Hapi

2

Në detyrën e parë, kërkoni nga nxënësi/ja që të përshkruaj objektet që janë në material dhe të shkruaj emërtimin e tyre në pjesën e poshtme të secilës figurë, duke e respektuar rregullin që fjala të fillojë me shkronjë të madhe.
Hapi 3 Në detyrën e dytë, udhëzoni nxënësin që të diskutoj me ju në lidhje me emra njerëzish, kafshësh dhe sendesh. Udhëzoni nxënësin/ën që të shkruaj nga tre emra për secilën kategori.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content