Prerja e thonjve J-7
Rezultatet e të nxënit :
- Nxënësi/ja mëson të mbajë higjienën.
- Nxënësi/ja mëson të mbrojë shëndetin;
- Nxënësi/ja mëson të përdor prerësen e thonjve.
Materialet e nevojshme:
- Prerësja e thonjve;
- Letër apo shkopinj të drurit
- Peshqiri;
- Shporta.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht e sqarojmë se çfarë janë prerëset e thonjve dhe çfarë funksioni kanë. |
Hapi 2 | E demonstrojmë funksionin e tyre duke prerë letër apo shkopinj të drurit. |
Hapi 3 | Më pas kërkojmë nga nxënësi/ja që të demonstrojë funksionin e tyre dhe gjithashtu të pres shkopinjtë e vendosur në gishta. |
Hapi 4 | Kur të sigurohemi që nxënësi/ja ka arritur të përdor me saktësi prerëset, e udhëzojmë që të provojë t’i presë thonjtë e tij/saj. |
Hapi 5 | Fillimisht ofrojmë ndihmë gjatë këtij procesi ndërsa më vonë fillojmë të tërheqim ndihmën gradualisht deri sa nxënësi/ja të arrijë të performojë aktivitetin i/e pavarur. |
Leave a Reply