Planeti tokë

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja mëson se si të kujdeset dhe ta ruaj planetin tokë;
  • Nxënësi/ja tregon për të mirat, që planeti tokë na i ofron neve, qenieve të   gjalla që jetojmë në të;
  • Nxënësi/ja kupton rendësin e kujdesit që duhet treguar ndaj planetit tokë, për të parandaluar ndotjen.

Materiali I nevojshëm:

  • Materiali I publikuar në platformë.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin: Tema mësimore- Planeti Tokë.
Hapi

2

Bazuar në material, nxënësit/ës i shpjegojmë se Planeti tokë është shtëpia jonë,  prandaj  ne,  qeniet  njerëzore duhet  ta  ruajmë, ta mbrojmë  dhe të  kujdesemi për  të  çdo  ditë, sikurse që  kujdesemi për  ambientin e  brendshëm  në  shtëpitë tona. Nëse e  ruajmë çdo ditë  atë (tokën), parandalojmë  ndotjen  e  saj  dhe mbrojmë shëndetin tonë
Hapi 3 Nxënësit/ës i kujtojmë se çdo vit me datë 22  Prill, shënohet Dita Ndërkombëtare e  Tokës. Shpjegojmë se ne duhet të jemi të kujdesshëm për të ruajtur tokën dhe ambientin çdo ditë.
Hapi

4

Bazuar në materialin e publikuar, kërkojmë nga nxënësi/ja që të plotësojë hapësirat e zbrazëta me fjali të duhura në lidhje me rëndësinë e mbrojtjes së tokës.
 

Hapi 5

 

Në bazë të materialit të publikuar, duke i ofruar ndihmë të vazhdueshme nxënësit/ës, e krijojmë një anagram me fjalët e dhëna në material.
Hapi 6

 

Në fund, nga nxënësi/ja mund të kërkojmë të vizatojë një ambient të pastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content