Pjesët e fytyrës

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja identifikon pjesët e fytyrës;
  • Nxënësi/ja emërton pjesët e fytyrës;
  • Nxënësi/ja kupton funksionin e pjesëve të fytyrës.

Materialet e nevojshme:

  • Fleta të bardha;
  • Laps;
  • Ngjyra;
  • Gërshërë;
  • Ngjitëse.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht në një fletë të bardhë vizatojmë formën e kokës së njeriut, e ngjyrosim atë me ngjyrë të verdhe të hapur për t’i ngjasuar ngjyrës së lëkurës.
Hapi 2 Në një fletë tjetër të bardhë, vizatojmë vetullat, sytë, hundën dhe buzët. Të gjitha këto i prejmë sikurse në videon ilustruese.
Hapi 3 Secilës pjesë të prerë i vendosim ngjitësin (sikur në videon ilustruese). Pjesën e dytë të ngjitësit e vendosim në fletën e bardhë ku kemi vizatuar kokën ne pozicione që përputhen me pjesët e fytyrës.
Hapi 4 Vendosim të gjitha materialet e nevojshme në tavolinë, pranë nxënësit/ës.
Hapi 5 Nxënësit/ës i shpjegojmë se ai/ajo do të vendosë pjesët e fytyrës në fletën ku është vizatuar forma e kokës, ne pozitën e rregullt.
Hapi 6

 

E udhëzojmë të fillojë nga vetullat. Pyesim nxënësin/ën, cilat janë vetullat?. Kur ai/ ajo i identifikon ato, i kërkojmë t’i vendos në pozitën e duhur në letrën më formën e kokës.
Hapi 7 Nxënësit/ës i kërkojmë që të përsërisë pas nesh emërtimin e pjesës së fytyrës që po vendos.
Hapi 8 Veprojmë njëjtë edhe për pjesët e tjera të fytyrës sikurse: sytë, hunda dhe goja, deri sa të kemi kompletuar pamjen e fytyrës.
Hapi 9 E përsërisim këtë aktivitet disa herë, derisa nxënësi/ja të ta ketë përforcuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content