PJALMIMI DHE LLOJET E PJALMIMIT

Rezultatet e të nxënit

  • Nxënësi/ja definon dhe shpjegon termat polenizim dhe frytnim;
  • Nxënësi/ja shpjegon rëndësinë e frytnimit artificial për fisnikërimin e bimëve;
  • Nxënësi/ja emërton organet femërore (pistili) dhe organet mashkullore (thekët) te lulja;
  • Nxënësi/ja kupton termin pjalmim (kokrrat e pjalmit bien në krezën e pistilit);
  • Nxënësi/ja klasifikon llojet dhe mënyrat e pjalmimit;
  • Nxënësi/ja përshkruan procesin e vetëpjalmimit dhe atë të kryqëzuar;
  • Nxënësi/ja kupton rëndësinë e pjalmimit artificial.

Materialet e nevojshme:

  • Materiali i publikuar në platformë.

Përshkrimi i njësisë:

Në kuadër të kësaj njësie, i shpjegojmë nxënësit/ës se pjalmimit vjen deri te bashkimi i dy spermatozoideve me dy bërthama. Nga bashkimi i bërthamës dhe spermatozoidit të parë krijohet embrioni, ndërsa nga bashkimi i spermatozoidit dhe bërthamës se dyte krijohet endosperma, me te cilën ushqehet embrioni gjate zhvillimit.

Gjithashtu në kuadër të njësisë, duke përdorur materialin e publikuar në platformë, sqarojmë edhe  detajet e tjera të kësaj njësie.

Njësia mësimore zhvillohet me interpretim  në gjuhën e shenjave.

…………………………………………………………..

◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content