Piramida ushqimore
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja dallon ushqimet me të cilat ushqehet njeriu;
- Nxënësi/ja përshkruan prejardhjen e ushqimeve;
- Nxënësi/ja identifikon ushqimet e shëndetshme dhe të pa shëndetshme;
- Nxënësi/ja dallon ushqimet që ruhen në vende të freskëta.
Materialet e nevojshme:
- Materiali printuar: Piramida Ushqimore;
- Lapsi.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillojmë duke i sqaruar nxënësit/ës se në kuadër te këtij aktiviteti do të mësojmë gjëra të rëndësishme për sa i përket të ushqyerit të shëndetshëm. Në këtë mënyrë do të zgjojmë interesin e nxënësit/ës për të ndjekur njësinë mësimore. |
Hapi
2 |
Më pas, përpara nxënësit/ës prezantojmë fotografinë ilustruese të piramidës ushqimore, dhe fillojmë ta sqarojmë atë. Pyesim nxënësin se si quhen ushqimet në nivele të ndryshme të piramidës. Këtu e potencojmë që piramida na prezanton me vlera të ndryshme ushqimore sikurse: karbohidratet, vitaminat, proteinat, yndyrat etj. |
Hapi 3 | Më pas, i shpjegojmë nxënësit/ës përmbajtjen mësimore që gjendet në faqen e dytë të materialit të printuar. Në këtë hap, ne mund të bisedojmë edhe për ushqimet që konsumojmë në shtëpi dhe për rëndësinë e tyre për shëndetin tonë. Pyesim nxënësin/ën: Cili është ushqimi kryesorë në tryezën tonë?, A mund të jetojmë pa u ushqyer?, Pse duhet të konsumojmë pemë dhe perime? etj. Diskutoni me nxënësin/ën për ushqimet e preferuara të tij/saj, dhe pyeteni nëse janë të shëndetshme apo jo ? |
Hapi
4 |
Më pas, mund të vazhdoni më ushtrimet në materialin e printuar, ku duhet të udhëzoni nxënësin/ën që të lidhë me laps ushqimet me figurat përkatëse. |
Hapi 5 | Vazhdoni me ushtrimin e radhës në kuadër të materialit të printuar, ku i kërkoni nxënësit/ës që të shënojë me “+” ushqimet e shëndetshme dhe me “-” ushqimet e pashëndetshme. Realizoni këtë ushtrim duke e pyetur nxënësin/ën se çfarë mendon ai/ajo se cila shenjë duhet të vendoset për ushqimet përkatëse dhe pse?. |
Hapi 6 | Ushtrimi i tretë parasheh që të dallojë ushqimet që duhet të ruhen në frigorifer dhe ato që nuk kanë nevojë të ruhen. Mbështeteni nxënësin/ën në procesin e klasifikimit. |
Hapi 7 | Opsionale: Aktivitetin mund të përfundoni duke i kërkuar nxënësit që të vizatojë piramidën ushqimore. |
Leave a Reply