Përshëndetjet dhe ngjyrat (në gjuhën e shenjave)
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja përforcon dhe përsërit fjalët e njohura në gjuhen e shenjave;
- Nxënësja mëson fjalë të reja në gjuhën e shenjave.
Materialet e nevojshme:
- “Gjuha e shenjave kosovare 1” (libër dhe DVD) botuar nga Shoqata Kosovare e të Shurdhërve.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Udhëzojeni nxënësin/ën që të shikojë videon e parë të interpretuar nga intepretja e gjuhës së shenjave në lidhje me përshëndetjet, , sikur në vijim: Tung, sot, nesër, dje, mirëmëngjesi, mirëdita, ditën e mirë, mirëmbrëma, natën e mirë, mirë se erdhe, mirupafshim. |
Hapi 2 | Kërkoni nga nxënësi që të interpretojë të njëjtën përshëndetje që shikojnë në video deri sa të kenë zotëruar ato. |
Hapi 3 | Udhëzojeni nxënësin/ën që të shikojë videon e dytë të interpretuar nga interpreti i gjuhës së shenjave në lidhje me ngjyrat, sikur në vijim: e bardhë, e kuqe, e zezë/ i zi, e gjelbër, e kaltër, kafe, e verdhë, rozë, vjollcë, e hirtë |
Hapi
4 |
Kërkoni nga nxënësi/ja që të interpretojë të njëjtën ngjyrë që shikojnë në video deri sa të kenë zotëruar ato. |
Leave a Reply