Pemët dhe perimet

Rezultatet e të nxënit

  • Nxënësi identifikon dhe dallon pemët dhe perimet;
  • Nxënësi e di rëndësinë e pemëve dhe perimeve për organizmin e njeriut;
  • Nxënësi kupton se pemët dhe perimet janë të pasur me vitamina dhe minerale të ndryshme të cilat e mbrojnë njeriun nga sëmundjet e ndryshme.

Materialet e nevojshme:

  • Fotografi të pemëve dhe perimeve.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht e pyesim nxënësin/ën se: “Cilat janë pemët apo perimet e preferuara të tij/saj ?” dhe nga përgjigjet fillojmë të listojmë disa pemë dhe perime.
Hapi

2

Më pas mund të pyesim nxënësin/ën se cilat pemë dhe perime të tjera i njeh, përveç atyre që i pëlqejnë.
Hapi 3 Më pas i shpjegojmë nxënësin se si ti dallojmë pemët nga perimet. Shpjegojmë këtu që pemët zakonisht përmbajnë fara. Për të kuptuar nëse nxënësi ka arritur të kuptojë dallimin, fillojmë duke përmendur disa pemë dhe perime dhe kërkojmë nga nxënësi/ja që të na tregojë nëse ajo që po përmendim  është pemë apo perime. P.sh. themi molla, dhe pyesim nëse nxënësin/ën nëse është pemë apo perime. Në këtë mënyrë mund të kuptojmë nëse nxënësi/ja e ka të qartë dallimin.
Hapi

4

Më pas e pyesim nxënësin se përse duhet të konsumojmë pemë dhe perime dhe cila është rëndësia e tyre për organizmin?. Pasi të marrim përgjigjet e nxënësit/ës, shpjegojmë se pemët dhe perimet janë  burime kryesore të pasura me vitamina e minerale, duke përfshirë  acidin folik, vitaminën C  dhe kaliumin. Prandaj ne duhet të konsumojmë vazhdimisht pemë dhe perime sepse ato na mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content