Pema e pranverës
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mëson të vizaton pemën;
- Nxënësi/ja mëson të ngjyros;
- Nxënësi/ja përdor ngjitësin;
- Nxënësi/ja mëson të dekorojë.
Materialet e nevojshme:
- Fleta;
- Ngjyrat;
- Lapsi;
- gjethe nga oborri;
- Pambuku;
- Ngjitësi.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht nxënësit/ës i shpjegojmë shkurtimisht stinët e vitit. Pastaj fokusohemi në stinën e Pranverës. |
Hapi
2 |
Pyesim nxënësin/ën se çfarë din ai/ajo në lidhje me stinën e Pranverës?. |
Hapi
3 |
Më pas, fokusohemi tek karakteristikat e stinës së pranverës sikurse në vijim:
· Në pranverë këndojnë zogjtë, · Në pranverë fluturojnë fluturat, · Në pranverë ngroh më shumë dielli, · Në pranverë qelin lulet dhe gjelbërohet natyra. |
Hapi 5 | Më pas duke ndjekur hapat në videon ilustruese, krijojmë pemën e pranverës. Nxënësit/ës i ndihmojmë të vizatojë fillimisht pemën, më pas të ngjyrosë trungun, pastaj të vendos gjethet dhe pambukun në degët e pemës përmes ngjitësit.
Aktivitetin e realizojmë duke ofruar ndihmë që synojmë ta tërheqim gradualisht gjatë procesit. |
Leave a Reply