Pasuritë tona natyrore

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja identifikon llojet kryesore të resurseve natyrore në vendbanim dhe rrethinë: ujëvara, mineralet, lumenjtë, termocentrale, tokat, fushat, pyjet etj;
  • Nxënësi/ja shpjegon me anë të gjuhës se shenjave rëndësinë e tyre për jetën e njerëzve;
  • Nxënësi/ja njeh dhe dallon disa nga llojet e ndotjes së mjedisit që shkaktohen nga faktorë të ndryshëm në rrethinë;
  • Nxënësi/ja kupton rendësin e ruajtjes se mjedisit në jetën tonë.

Materialet e nevojshme:

  • Libri Shoqëria dhe mjedisi;
  • Ilustrime, foto dhe video nga internet etj.

Përshkrimi i njësisë/aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht i shpjegojmë nxënësit/ës se  Kosova ka shumë pasuri natyrore. Ajo ka fusha të bukura, pyje, male e lumenj që ja shtojnë bukurinë. Përmendim: Ujëvara e Mirushes, Gryka e Rugovës, Shpella e Gadimes, të cilat me bukurinë e tyre kanë mahnitur vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme të botës.
Hapi 2 Gjithashtu shpjegojmë se Kosova është e pasur me shumë minerale. Përmendim Minierën e Trepçës, Termocentralin e Obiliqit. Ne krenohemi me bukuritë natyrore të vendit tonë.
Hapi 3 Pyesë nxënësit:

·       1.Çfarë shikon në figurat e mëposhtme?

·       2.Çfarë dini rreth tyre?

·       3.A keni parë ndonjërën prej tyre?

·       4.Çfarë përshtypje ju ka lënë?

  Në pjesën përfundimtare pyes nxënësit se sa kanë mbajtur mend për Ujëvarën e Mirushes, Gryka e Rugovës, Miniera e Trepçës, Shpella e Gadimes.
  Detyrë shtëpie:

Në rast se ndonjëri nxënës ka vendosur ta kalojë një ditë në ujëvarën e Mirushes, çfarë duhet të marrë me vete nxënësi ?

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content