Pastrimi i duarve

Rezultatet e pritura:

  • Nxënësi/ja përdor rubinetin e ujit;
  • Nxënësi/ja përdor sapunin;
  • Nxënësi/ja fërkon duart;
  • Nxënësi/ja shpërlan duart;
  • Nxënësi/ja përdor peshqirin.

Materialet e nevojshme:

  • Rubineti me ujë të rrjedhshëm;
  • Shamponi i duarve;
  • Peshqiri.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Sipas videos ilustruese, udhëzojmë nxënësin/ën që të përvjel fillimisht mëngët dhe të pozicionohet afër rubinetit.
Hapi 2 Sipas hapave në  videos ilustruese, udhëzoheni nxënësin/ën që të marr sapunin, të fërkojë duart, të shpëlajë ato dhe në fund të mbyll rubinetin
Hapi 3 Më pas, udhëzojeni nxënësin që të përdor peshqirin për tharjen e duarve.

Fillimisht nxënësit i jepet pak ndihmë dhe gradualisht duke ia zvogëluar ndihmën derisa të pavarësohet plotësisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content