Pastrimi i dhëmbëve
Rezultatet e pritura:
- Nxënësi/ja përdor brushën e dhëmbëve
- Nxënësi/ja përdor pastën e dhëmbëve
- Nxënësi/ja shpërlan gojën
- Nxënësi/ja krijon shprehi për higjienën orale
Materialet e nevojshme:
- Gota;
- Brusha e dhëmbëve;
- Pasta e dhëmbëve;
- Rubineti.
Përshkrimi i aktivitetit:
Nxënësi/ja fillimisht udhëzohet se si të vendos pastën në brushë, si të përdor brushën, pastaj të shpërlan gojën dhe si të pastron brushën. Në fund nxënësit/ës i hiqet ndihma nga prindi duke u bërë i/e pavarur plotësisht në pastrimin e dhëmbëve. Ky aktivitet duhet të ushtrohet dy ose tre herë në ditë pas çdo ushqimi.
Leave a Reply