Orientimi në hapësirë
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja orientohet me anë të tingullit;
- Nxënësi/ja identifikon formën dhe përbërjen e materialit;
- Nxënësi/ja orientohet në ambiente të kufizuara apo të mbyllura.
Materialet e nevojshme:
- Rrolle e letrës së kuzhinës;
- Pe;
- Lidhësa;
- Letër e forte;
- Guralecë, rërë ose oriz;
- Gërshërë.
Përshkrimi i aktivitetit:
Për ta zhvilluar këtë aktivitet, fëmija ulet në karrige afër bankës me qëndrim drejt, të ketë përqendrimin ndaj aktivitetit dhe stabilitet emocional.
Në tavolinë vendosen materialet e duhura për këtë aktivitet. Fëmijës i shpjegohet hollësisht se çfarë duam të punojmë me materialet që i kemi vendosur para tij, gjithnjë me ndihmën e edukatorit apo prindit, pasi që kemi të bëjmë me fëmijë me shikim të dobët ose të verbër. Gjatë ndërtimit të lodrës orientuese i shpjegohet se me anë të saj mund ta gjejë edukatorin ose prindin duke e shkundur poshtë- lart ku me anë të tingullit mund ta lokalizojë vendndodhjen se ku gjendet edukatori apo prindi, d.m.th. para ose mbrapa, majtas apo djathtas.
QBMK “Xheladin Deda”-Pejë
Leave a Reply