Orenditë shtëpiake
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja njeh orenditë shtëpiake;
- Nxënësi/ja emërton orenditë shtëpiake;
- Nxënësi/ja kupton se ku duhet vendosur ato
- Nxënësi/ja kupton përdorimin e tyre.
Materialet e nevojshme:
- Kartoni;
- Fleta;
- Lapsi;
- Ngjyrat.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Në një karton, shënojmë emrat e orendive të ndryshme shtëpiake. |
Hapi
2 |
Orenditë e ndryshme i vizatojmë dhe prejmë dhe i lëmë anash kartonit. |
Hapi 3 | Nga nxënësi/ja kërkojmë që të vendos vizatimin pranë emrit përkatës dhe të tregojë funksionin dhe përdorimin e asaj orendie. |
Hapi
4 |
Pastaj kërkojmë nga nxënësi/ja që të klasifikojë se cila orendi i takojnë dhomës së gjumit, kuzhinës, banjës etj. |
Hapi
5 |
Në fund mund të kërkojmë nga nxënësi/ja që vetë të vizatojë disa prej tyre apo të shtojë ndonjë që nuk është në karton. |
Leave a Reply