Numrojmë figurat dhe qarkojmë numrin e saktë
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja përforcon numrat një shifror;
- Nxënësi/ja dallon numrat një shifror;
- Nxënësi/ja mëson numërimin;
- Nxënësi/ja qarkon numrin e saktë.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar në platformë;
- Fletë;
- Laps;
- Ngjyra.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin: Numërojmë figurat e qarkojmë numrin e saktë. |
Hapi 2 | Materialin e shkarkuar mund ta printojmë apo ta përshkruajmë përmbajtjen e tij në fleta të bardha. |
Hapi 3 | Materialin e printuar apo përshkruar e vendosim para nxënësit/ës. |
Hapi 4 | Nxënësin/ën e udhëzojmë që të numërojë figurat që gjinden në pjesën e parë të tabelës dhe varësisht rezultatit të qarkojë njërin nga opsionet në pjesën e dytë të tabelës. |
Hapi 5 | Fillojmë me ushtrimin e parë, ku mund të shohim një Mollë të ilustruar. Pyesim nxënësin se sa mollë janë në fotografi. Nëse nxënësi jep përgjigjen e saktë, e udhëzojmë nxënësin/ën që të qarkojë numrin 1. |
Hapi 6
|
Në fotografinë e dytë janë të ilustruara 7 kumbulla. Kërkojmë nga nxënësi/ja që t’i numërojë ato dhe në fund të qarkojë numrin 7. |
Hapi 7 | Vazhdojmë kështu me të gjitha ushtrimet e tjera në kuadër të materialit. |
Leave a Reply