Numrat 1-12
Rezultatet e pritura:
- Nxënësi/ja njeh numrat 1-12;
- Nxënësi/ja dallon numrat 1-12;
- Nxënësi/ja mëson numërimin;
- Nxënësi/ja kombinon numrat me figurat.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar në platformë
- Laps,
- Gërshërë
- Fletë.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht e shkarkojmë materialin e publikuar në platformë. Të njëjtin e printojmë, apo e përshkruajmë, varësisht mundësive. |
Hapi 2 | Pasi që të kemi materialin e përshkruar apo printuar, numrat i ndajmë nga figurat përmes gërshërëve. |
Hapi 3 | Nxënësin/ën e udhëzojmë që të kombinojë figurat me numrat. Për ta bërë këtë e udhëzojmë që të numëroj kafshët në anën e djathtë dhe më pas të vendos numrin përkatës në anën e majtë. Kështu nxënësi do të kompletojë një nga një puzzlet që ka në tavolinë. Vazhdojeni këtë aktivitet deri në përfundim të të gjithë numrave dhe figurave. |
Leave a Reply