Numërimi

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja identifikon numrat 1-11;
  • Nxënësi/ja numëron numrat prej 1 deri 11;
  • Nxënësi/ja zhvillon motoriken fine përmes përdorimit të mjeteve;
  • Nxënësi/ja rrit koncentrimin gjatë aktivitetit.

Materialet e nevojshme:

  • Letër;
  • Gërshërë;
  • Ngjitës;
  • Ngjyra e verdhë;
  • Pasta (makaronat) 11 cope.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Udhëzojeni nxënësin/ën që të vizatojë një rreth të madh, sikur ai në foton ilustruese. Këtë mund ta bëni duke përdorur një pjatë si masë, të cilën e vendosni mbi fletë, dhe me anë të lapsit e rrethoni duke vizatuar të njëjtën formë.
Hapi

2

Udhëzojeni nxënësin/ën që rrethin e vizatuar ta ngjyrosë me ngjyrë të verdhë për të marrë më shumë pamjen e diellit, dhe sikur në fotografinë ilustruese të vizatojë gojën dhe sytë.
Hapi 3 Pasi ta ketë ngjyrosur, udhëzojeni nxënësin/ën që ta prejë duke i përdorur gërshërët.
Hapi

4

Të njëjtën vendoseni dhe ngjiteni në një fletë të bardhë, më saktësisht në mes të saj.
Hapi

5

Për të formuar rrezet e diellit, përdorni pasta, të cilat i vendosni rreth e rreth sikur në fotografinë ilustruese, duke përdorur ngjitës.
Hapi

6

Pasi që të jenë vendosur të gjitha pastat, udhëzojeni nxënësin që t’i numërojë ato me radhë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content