Njohja e numrave 1-5
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja numëron nga 1 deri në 5;
- Nxënësi/ja dallon sasinë e numrave nga 1 deri 5.
Materiali i nevojshëm:
- Gota nga plastika;
- Fletë e bardhë dhe me ngjyrë;
- Marker me ngjyrë te zezë.
Metoda: përmes ilustrimit dhe demonstrimit.
Forma e punës: individuale, çifte.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Sipas fotografisë ilustruese, në një fletë të bardhë, vizato pesë rrathë dhe në secilin prej tyre vizato pika nga një deri në 5. Në rrethin e parë vizato një pikë, në rrethin e dytë, dy pika e kështu me radhë. |
Hapi 2 | Udhëzo nxënësin/ën që në një letër të bardhë të vizatojë 5 rrathë, në të cilët shkruan numrat nga 1 deri në 5. Secilin rreth prejeni me gërshërë sipas formës së rrethit. |
Hapi 3 | Në pesë gota plastike, të cilat i keni kthyer në anën e kundërt, vendosni rrathët me numra nga 1 deri në 5 dhe ngjitini me ngjitës. |
Hapi
4 |
Para nxënësit/ës vendosni 5 gotat e plastikës me numra, dhe fletën e bardhë ku keni vizatuar pesë rrathë dhe i keni plotësuar me pika nga 1 deri në 5. |
Hapi
5 |
Kërko nga nxënësi/ja që të vendos gotën e plastikës, në rrethin me pika të vizatuar në fletë të bardhë duke përputhur numrin në gotë me numrin e pikave. Përsëriteni disa herë këtë aktivitet, deri sa njohuritë rreth numrave 1 deri në 5 të jenë përforcuar nga ana e nxënësit/ës. |
Leave a Reply