Njohja e numrave
Rezultatet e pritura :
- Nxënësi/ja identifikon numrat;
- Nxënësi/ja numëron pikat apo objektet;
- Nxënësi/ja përforcon numrat;
- Nxënësi/ja mëson numrat.
Materialet e nevojshme:
- Laps;
- Fleta me ngjyra;
- Gërshërë.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht në një fletë të bardhë vizatojmë 10 rrathë të vegjël. Në secilën prej tyre vizatojmë pika nga 1 deri 10 në rrethin e fundit. |
Hapi 2 | Në një fletë tjetër, vizatojmë po ashtu 10 rrathë, dhe në secilin prej tyre shënojmë nga një numër, nga 1 deri në 10. |
Hapi 3 | Më pas secilin rreth me numra të shkruar, e prejmë më gërshërë sipas formës. |
Hapi 4 | Të gjitha këto materiale e vendosim në tavolinën e punës, përpara nxënësit/ës, sikur në fotografinë ilustruese. |
Hapi 5 | Nga nxënësi/ja kërkojmë që të numërojë pikat në fletën e bardhë brenda një rrethi dhe të tregojë rezultatin. Fillojmë nga rrethi ku është vizatuar vetëm një pikë. Pasi nxënësi/ja të ketë bërë numërimin, i kërkojmë që të gjejë numrin 1 të shkruar në rrethin e prerë. |
Hapi
6 |
Vazhdojmë kështu deri sa nxënësi të identifikojë të gjithë numrat dhe t’i vendos ata në fletën e bardhë pranë rrathëve më të njëjtin numër të pikave. Ky aktivitet mund të realizohet edhe duke përdorur mjete të tjera si kokrra fasuleje, kokrra të kafes, makarona, rruaza etj. |
Leave a Reply