Njeriu dhe mjedisi

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja kupton se çfarë është mjedisi dhe si është i lidhur njeriu me të;
  • Nxënësi/ja shpjegon se pse është e rëndësishme ta ruajmë mjedisin ku jetojmë;
  • Nxënësi/ja dallon se si shfrytëzohet mjedisi nga njeriu. Njeriu mund ta dëmtojë ose ta ruaj atë.

Materiali i nevojshëm:

  • Materiali i publikuar;
  • Libri;
  • Fotografi të ndryshme;
  • Fleta e bardhë;
  • Lapsi;
  • Ngjyra druri.

Përshkrimi i aktivitetit:

 

Hapi 1 Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin: “Njeriu dhe Mjedisi”.
Hapi 2 Duke u bazuar në material, nxënësit/ës i shpjegojmë se se njeriu duhet të kujdeset për mjedisin ku jeton. Njeriu e shfrytëzon mjedisin në mënyra të ndryshme si për shembull për kultivim të ushqimit, shëtitje, det, burime natyrore, etj. Njeriu
është ai që me veprimet e tij e mbron apo e dëmton atë. Nxënësi/ja gjithashtu vetëdijesohet se mjedisi mund të dëmtohet nëse hedhim mbeturina në rrugë, ka ndërtime të shumta, fabrika që lirojnë gazra të ndryshëm etj. Është shumë e rëndësishme që ta mbrojmë mjedisin ngase shëndeti ynë varet nga mjedisi.
Hapi 3 Më pas kërkojmë nga nxënësi/ja që të ngjyros me ngjyra të drurit  pikturën në materialin e publikuar dhe  emërtoni ato p.sh. pyll, det, mal, fshat, lumë, etj.
Hapi 4 Në aktivitetin 2, shkruani disa shembuj, se si mund ta dëmtojmë mjedisin ku jetojmë. Për shembull: 1. Ndërtimi i fabrikave të ndryshme industrial etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content