Njehsimi i kohës
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja klasifikon materialet;
- Nxënësi/ja njeh formën e orës;
- Nxënësi/ja zhvillon motoriken fine;
- Nxënësi/ja emërton numrat në Braiill;
- Nxënësi/ja mëson leximin e orës me shkathtësitë e fituara.
Materialet e nevojshme:
- Karton i trashë;
- Gërshërë;
- Letër ngjitëse apo me ngjyrë;
- Laps;
- Butona ngjitës;
- Kapëse letrash për butonat.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Për ta zhvilluar këtë aktivitet, udhëzoni nxënësin/ën që të ulet në karrige afër bankës me qëndrim të drejt, të ketë përqendrim ndaj aktivitetit dhe stabilitet emocional. |
Hapi 2 | Në tavolinë vendosen materialet e duhura për këtë aktivitet. Nxënësit/ës i shpjegojmë hollësisht se çfarë duam të punojmë me materialet që i kemi vendosur para tij/saj, gjithnjë me ndihmën e edukatorit apo prindit, pasi që kemi të bëjmë me fëmijë me shikim të dobët ose të verbër. |
Hapi 3 | Gjatë ndërtimit të orës, me fjali të thjeshta I shpjegojmë nxënësit/ës se çfarë forme ka ora, sa akrepa ka, cili përdoret për të shënuar orën, minutën dhe sekondën, butonat që përdorim për tregimin e numrit të orës, dallimin mes tyre, dhe se sa orë ka një ditë. Këtë e bëjmë duke e udhëzuar nxënësin/ën të analizoj në detaje përmes prekjes, pjesët e orës. |
QBMK “Xheladin Deda”-Pejë
Leave a Reply