Pjesët e trupit NJ-4

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja identifikon pjesët e trupit;
  • Nxënësi/ja emërton pjesët e trupit;
  • Nxënësi/ja tregon funksionin e pjesëve të trupit;
  • Nxënësi/ja kupton rëndësinë dhe vlerën e pjesëve të trupit.

Materiali i nevojshëm:

Fotografi ose figura

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Para nxënësit demonstrohen figurat e pjesëve të trupit dhe nga nxënësi/ja kërkohet ti identifikojë, emërtojë, dhe në fund të tregoj funksionin e tyre.
Hapi 2 Sipas hapave në videon ilustruese fillojmë duke e udhëzuar nxënësin/ën që të identifikojë flokët në fotografi dhe ti emërtojë ato.
Hapi 3 Vazhdojmë më pas, me pjesën e ballit, dhe kërkojmë nga nxënësi/ja që ta identifikojë dhe prekë me gishtin tregues.
Hapi 4 Sipas videos ilustruese vazhdojmë edhe me pjesë ta tjera të fytyrës dhe trupit sikurse: sytë, goja, duart, këmbët e kështu me radhë.
Hapi 5 Pas secilës pjesë, diskutojmë edhe në lidhje me funksionin e asaj pjese të fytyrës apo të trupit. P.sh. përmes syve mund të shohim, përmes gojës mund të ushqehemi e kështu me radhë.
Hapi 6

 

Përsërisim disa herë këtë aktivitet, deri sa nxënësi/ja të ketë përforcuar njohuritë rreth pjesëve të trupit dhe funksionit të tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content