Njohja e ngjyrave

Rezultatet e të nxënit

  • Nxënësi/ja klasifikon sipas ngjyrave;
  • Nxënësi/ja zhvillon motoriken fine;
  • Nxënësi/ja dallon konceptet brenda – jashtë;
  • Nxënësi/ja rrit kohëzgjatjen e koncentrimit në aktivitet;
  • Nxënësi/ja emërton ngjyrat

 

Materialet e nevojshme:

  • Topa të vegjël me ngjyra të ndryshme (nga letra me ngjyra, sfungjeri apo pambuk);
  • Gota plastike me ngjyra apo të ngjyrosura;
  • Kapëse të rrobave.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Vendosni në tavolinë të gjitha materialet e nevojshme. Në njërën anë vendosi topat e vegjël me ngjyra, ndërsa në anën tjetër vendosni gotat.
Hapi 2 Udhëzojeni nxënësin/ën që të analizoj ngjyrat e topave të vegjël dhe ngjyrat e gotave.
Hapi 3 Udhëzojeni nxënësin/ën që të kap në dorë një kapëse të rrobave, dhe përmes saj të vendosë topat e vegjël  me ngjyra në gotën me ngjyrën e njëjtë. Këtë mund ta bëni përmes udhëzimeve verbale si në vijim: Merre topin e kuq jashtë gotës, dhe vendose brenda gotës.  Në fillim mund të ofroni pak ndihmë, të cilën synoni ta largoni gradualisht. Kështu nxënësi/ja do të dallojë ngjyrat dhe do të përforcojë konceptet: brenda dhe jashtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content