Ngjyrat themelore

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja identifikon ngjyrat ( e kuqe, e verdhë, e gjelbër);
  • Nxënësi/ja lidhë figurën me formën përkatëse.

Materialet e nevojshme:

  • Fletë e bardhë;
  • Lapsa me ngjyra;
  • Lego me ngjyra.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht merrni fletën e bardhë, lapsat me ngjyra dhe legot me ngjyra të ndryshme dhe vendosni në tavolinë. Ky aktivitet do t’i ndihmojë fëmijët që të mësojnë me lehtë ngjyrat duke përdorur objektet e dashura për ta sikurse legot.
Hapi 2 Më pas vendosni disa lego në fletën e bardhë, dhe duke ja përshtatur ngjyrës së legos, rrethojeni me lapsin me të njëjtën ngjyrë.
Hapi 3 Më pas largoni legot nga fleta e bardhë, dhe aty do të shfaqen vetëm format e legove të vizatuara me ngjyra të ndryshme.
Hapi

4

Kërkoni më pas nga nxënësi/ja që të vendos legot nëpër vendet e tyre në fletë, duke përshtatur formën dhe ngjyrën. Pas secilës lego te vendosur kërkoni nga nxënësi të thotë ngjyrën  e legos, për tu siguruar që ka përvetësuar këtë njohuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content