Ngjyrat

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja emërton ngjyrat;
  • Nxënësi/ja identifikon ngjyrat e hapura dhe ato të mbyllëta;
  • Nxënësi/ja koordinon pjesët;
  • Nxënësi/ja ushtron motorikën fine.

Materiali i nevojshëm:

  • Fletë me ngjyra të ndryshme;
  • Laps;
  • Vizore;
  • Gërshërë;
  • Marker;
  • Shkopinjtë të drurit.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht marrim një letër me ngjyrë të verdhë dhe në të vizatojmë 6 shkopinj të gjerë.
Hapi

2

Më pas, disa letra me ngjyra të ndryshme i prejmë në formë rrethore.
Hapi 3 Në secilin shkop të vizatuar në letrën e verdhë, vendosim/ ngjisim nga 3 rrathë me ngjyra nga letra ( nga ata që kemi prerë më herët).
Hapi

4

Gjithashtu, në 6 shkopinj të drurit, ngjisim në renditje të njëjtë nga 3 rrathë me ngjyra nga letra.
Hapi 5 Më pas e udhëzojmë nxënësin/ën që shkopinjtë e drurit t’i vendos në letrën e verdhë në vendet e tyre, bazuar në ngjyrën e njëjte të rrathëve, sikurse ne vidoen ilustruese. Fillimisht ofrojmë pak ndihmë, të cilën  synojmë ta tërheqim gradualisht. Kështu nxënësi/ ja do të argëtohet dhe do të aftësohet që t’i koordinojë lëvizjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content