Ngjyrat

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja njeh ngjyrat;
  • Nxënësi/ja emërton ngjyrat;
  • Nxënësi/ja përshkruan objektet sipas ngjyrës
  • Nxënësi/ja ngjyros vizatime me ngjyra të ndryshme.

Materiali i nevojshëm;

  • Video ilustruese;
  • Fleta ilustruese;
  • Fotografi me ngjyra të ndryshme.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht shikojmë videon ilustruese të publikuar në platformë.
Hapi

2

Para nxënësit/ës vendosim fleta me ngjyra të ndryshme dhe bashkë me nxënësin/ën fillojmë të bëjmë emërtimin e tyre.
Hapi 3 Për secilën figurë të identifikuar, japim edhe nga një shembull konkret të frutave që kanë të njëjtën ngjyrë. P.sh. ngjyra e kuqe, molla ka ngjyrë të kuqe.
Hapi

4

Përsëritim ngjyrat disa herë, duke i lidhur me elemente të tjera, deri sa të sigurohemi që nxënësi/ja ka përforcuar ngjyrat.
Hapi

5

Për tu siguruar që nxënësi njeh dhe identifikon ngjyrat, mund të përdorim plastelina dhe të udhëzojmë nxënësin që të formojë ylberin duke i dhënë udhëzime verbale për renditjen e ngjyrave.
Hapi 6 Në fund mund të kërkojmë nga nxënësi/ja që të vizatojë figura të ndryshme dhe të përdor ngjyrat përkatëse, psh. limonin e verdhë, zemrën e kuqe, gjethin e gjelbër, qershitë e kuqe etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content