Nevojat dhe dëshirat
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja kupton se çka është nevojë dhe çka është dëshirë;
- Nxënësi/ja shpjegon se cilat janë nevojat dhe dëshirat e veta;
- Nxënësi/ja dallon nevojën nga dëshira.
Materiali i nevojshëm:
- Libri;
- Fotografi të ndryshme;
- fleta e bardhë;
- Lapsi;
- Ngjyra druri.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Nxënësit/ës i shpjegohet përmes fotografive se ne kemi nevoja dhe dëshira. |
Hapi 2 | Nevojat janë shumë të domosdoshme për jetën tonë, sepse pa to ne nuk mund të jetojmë, siç janë për shembull ushqimi, uji, veshmbathja etj. |
Hapi 3 | Dëshirat janë gjëra të cilat ne ëndërrojmë apo duam t’i kemi, siç është për shembull, të shëtisim botën, të kemi një lodër të caktuar, të vizitojmë të afërmit etj. |
Hapi 4 | Japim shembuj të nevojave dhe dëshirave dhe kërkojmë nga nxënësi/ja që të identifikojë se cilat janë nevoja e cilat dëshira. |
Leave a Reply