Në treg (Loja me role)-Grupmosha 5-6 vjeç
Rezultatet e të nxënit:
- Fëmija luan lojë me role duke imituar blerësin/shitësin;
- Fëmija njihet me monedhat (paratë);
- Nxënësi/ja respekton rregullat e blerjes;
- Fëmija dallon pemët nga perimet;
- Fëmija përdor fjalët magjike Urdhëro! Ju lutem! Faleminderit!
Materialet e nevojshme:
- Pemë;
- Perime;
- Peshore;
- Monedha nga kartoni;
- Qese plastike.
Përshkrimi i aktivitetit
Hapi 1 | Fillimisht improvizohet një kënd në klasë apo shtëpi, ku mund të vendosen disa gjëra ushqimore sikurse pemë perime apo produkte të tjera. |
Hapi
2 |
Më pas, së bashku me fëmijët përgatiten disa monedha kartoni me vlera të ndryshme. Një fletë e bardhë, mund të prehet në drejtkëndëshe të vogla në të cilat shënohet vlera si p.sh. 1 Euro, 5 Euro etj. |
Hapi 3 | Në produktet e vendosura në këndin e improvizuar për shitje, vendosen çmime të ndryshme. |
Hapi
4 |
Më pas, në marrëveshje me fëmijën, ndahen rolet. Fëmija pyetet se a dëshiron të luaj rolin e shitësit apo atë të blerësit. Varësisht preferencës së fëmijës, përcaktohen edhe pozicionimet. |
Hapi 5 | Loja fillon kur blerësi afrohet tek këndi i shitjes dhe përshëndet shitësin. Blerësi drejtohet me “Mirëdita” ndërsa shitësi ja kthen me “Mirëdita, urdhëroni!”. |
Hapi 6 | Blerësi interesohet për produktet e ekspozuara dhe çmimet e tyre. Shitësi i jep sqarimet e nevojshme |
Hapi 6 | Blerësi vazhdon duke thënë se dëshiron të blejë një kilogramë limonë, dhe pyet sa kushtojnë?
Shitësi i përgjigjet duke thënë se 2 kilogramë limonë kushtojnë 2 euro. Blerësi i dorëzon të hollat, të cilat shitësi i vendos në vendin e përcaktuar. |
Hapi 7 | Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me produktet e tjera të ekspozuara. |
Hapi 8 | Më pas mund të ndërrohen rolet, dhe fëmija të mësoj se si të sillet edhe në rolin tjetër. |
◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦
Leave a Reply