Ne dhe rregullat

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja kupton se çfarë janë rregullat;
  • Nxënësi/ja shpjegon se pse janë të rëndësishme rregullat në shoqëri;
  • Nxënësi/ja kupton rregullat nga shenja të caktuara.

Materialet e nevojshme:

  • Materiali i publikuar;
  • Libri;
  • Fotografi të ndryshme;
  • Fleta e bardhë;
  • Lapsi;
  • Ngjyra druri.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin “Ne dhe rregullat”
Hapi 2 Më pas nxënësit/ës i shpjegojmë se shoqëria njerëzore ngrihet mbi rregulla dhe ligje, të cilat duhet të zbatohen nga të gjithë. Këtu mund të marrim shembujt si në vijim:

Në shkollë ka rregulla të përcaktuara në rregulloren e shkollës. Secila familja ka rregullat e veta. Edhe loja ka rregulla për të përcaktuar drejtë fituesit.

Hapi 3 Gjithashtu shpjegojmë se me kalimin e kohës disa rregulla nuk përdoren më. Në vend të tyre njerëzit krijojnë rregulla të reja, të cilat njerëzit nuk mund t’i ndryshojnë sipas dëshirës së njëri apo tjetrit.
Hapi 4 Udhëzojmë nxënësin/ën duke u bazuar në materialin e publikuar të lidh  përshkrimet e rregullave me figurat.
Hapi 5 Udhëzojmë nxënësin/ën që shkruaj dhe vizatoj disa rregulla që i dinë,  çoftë në familje, në shkollë, në rrugë, në spital, etj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content