Ndarja e punëve në familje

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja kupton se cilat detyra/punë i takojnë;
  • Nxënësi/ja kupton detyrat/punët e secilit anëtarë të familjes;
  • Nxënësi/ja formon shprehitë e punës.

Materialet e nevojshme:

  • Fletë;
  • Laps.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht, pyesim nxënësin/ën se cilat janë disa prej punëve të shtëpisë apo detyrave që secili anëtarë ka në familje. Duke i ndihmuar fillojmë të listojmë disa prej tyre sikurse: pastrimi i rrobave, përgatitja e ushqimit, pastrimi i hapësirës, larja e enëve, rregullimi i shtratit etj.
Hapi

2

Më pas pyesim nxënësin/ën se cilat prej këtyre detyrave i takojnë atij/ asaj. Këtu mund të listojmë bashkërish rregullimin e shtratit, rregullimin e dollapit, përgatitjen e tryezës së ushqimit etj. Këto detyra i shkruajmë në një fletë të bardhë së bashku me nxënësin.
Hapi 3 Nxënësin e pyesim edhe se cilat janë obligimet e anëtarëve të tjerë të familjes dhe vazhdojmë duke i listuar ato.
Hapi

4

Më pas pyesim nxënësin/ën se pse është e rëndësishme që secili anëtar të kryeje me përgjegjshmëri obligimet dhe detyrat e tij/saj. Nxënësin/ën e drejtojmë drejtë përgjigjes se nëse secili anëtar i kryen obligimet e tij/saj atëherë askush nuk do te jetë i ngarkuar dhe ne do të jetojmë një  ambient të rregullt dhe të pastër.
Hapi 5 Në fund, i shpjegojmë nxënësi duhet të kryejë çdo ditë obligimet që janë shënuar në fletën e bardhë.
Hapi 6 Më pas fillojmë të udhëzojmë nxënësin të kryejë edhe praktikisht disa prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content